Vëzhgim

Çanta të posaçme për kalimin e laptopëve në aeroporte

Jan 3 2009
0 Shpërndarje
Çanta të posaçme për kalimin e laptopëve në aeroporte

Çantat apo kutitë e tilla, duhet të kenë hapësirën e përshtatshme vetëm për laptopin dhe duhet të mundësojë pamjen e plotë dhe të qartë të tij në shiritin e kontrollit me rreze X. Çanta nuk duhet të përmbajë brenda kapëse, zinxhirë apo pjesë të tjera metalike, nën apombi laptop dhe as nuk duhet të  ketë xhepa brenda apo jashtë hapësirës ku vendoset laptopi. Mbi 60 prodhues kanë shprehur interes të madh kur janë dhënë udhëzimet e fi llimit disa muaj më parë dhe mbi 40 prototipa janë testuar në një nga tri aeroportet që agjencia qeveritare kishte caktuar. Disa nga çantat që plotësojnë kriteret e caktuara tashmë janë në treg, veçanërisht çantat që nuk kanë xhepa apo zinxhirë. Një gjë është e sigurt: produktet e reja do të jenë të gjitha sipas standardeve të kërkuara. Por edhe nëse një çantë e re i plotëson këto kritere, askush nuk garanton se nuk do të hapet në aeroport.  “Për shkak të përdorimit të shumë protokolleve të kontrollit nga AST, kjo agjenci shtetërore mban të drejtën e rikontrollit të çdo çante apo laptopi”, bëjnë të ditur nga Administrata e Sigurisë në Transport

Lajmet e fundit>