Lajmet

Carbon for Twitter më në fund edhe për Android

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Carbon for Twitter më në fund edhe për Android

Carbon for TwitterCarbon, klienti i shumëpritur i Twitter për pajisjet Android më në fund mund të gjendet në dyqanin Google Play.

Carbon, i njohur edhe më parë nga platforma Windows Phone, iu nevojit shumë kohë për te zhvilluar versionin për Android. Që nga vera e shkuar ishte në disponim si beta preview, ndërsa që nga sot është zhvilluar në versionin e plotë.

Ajo çfarë e dallon Carbon-in nga klientët tjerë të Twitter është thjeshtësia dhe shikueshmëria, me një temë të errët të ndërfaqes.

Carbon për Twitter tani për tani nuk arrin të sjellë automatikisht njoftimet e reja (push) por kontrollon gjendjen çdo 15 minuta.

Nëse dëshironi ta provoni Carbon-in, atëherë ju mund ta merrni nga dyqani Google Play, por kini parasysh se ky shërbim aktualisht punon vetëm në pajisjet smartfonë, e jo në ato tablet. (PCWorld Albanian)

Tags >

Twitter
Lajmet e fundit>