Biznes

Carlos Slim, njeriu më i pasur i botës, investon 40 milionë $ në aplikacionin Shazam

Jul 10 2013
0 Shpërndarje
Carlos Slim, njeriu më i pasur i botës, investon 40 milionë $ në aplikacionin Shazam

Në llogarinë e aplikacionit Shazam janë shtuar 40 milionë $, një investim që vjen nga njeriu më i pasur i botës (lista Forbes, 2013) Carlos Slim, i cili ka vendosur të mbështesë zhvillimin e startup-it, i njohur veçanërisht për identifikimin e këngëve.

Kjo lëvizje ishte e papritur për 73 vjeçarin Slim, i cili ka ndërtuar kompaninë e tij America Movil në një sektor më të konsoliduar dhe njëkohësisht të njohur si biznesi më i sistemuar i telekomunikacionit në Amerikën Latine.

Para Shazam-it, i vetmi investim i Slim kishte qenë ai prej 4.8 miliardë € në operatorin holandez KPN dhe Telekom Austria, falë së cilave ai ka pësuar humbje të mëdha duke qenë se aksionet e tyre ranë ndjeshëm gjatë vitit të kaluar.

Slim është renditur miliarderi më i madh i botës në revistën Forbes me një pasuri neto prej 73 miliardë $. Atij i ishte prezantuar Shazam-i nga firma Kleiner Perkins Caufield & Byers.

Shazam, me zyra në Britani, do t’i përdorë të ardhurat për të shpejtuar zgjerimin në televizion, ku synon të vendosë në përdorim softuerët e njohjes së kolonës zanore të përdorur në një reklamë, duke i çuar shikuesit direkt në faqen e kompanisë. Oferta pritet të shpërndahet në Britani, Europën Perëndimore dhe Amerikën Latine.

“Brenda 18 muajve të ardhshëm presm të shohim një lidhje më të fortë mes televizionit, muzikës dhe bizneseve, të cilat janë pjesë e këtij investimi,” u shpreh Andrew Fisher, kryetar ekzekutiv i Shazam.

Ai shtoi se marka si Unilever, Procter & Gamble dhe American Express e kanë përdorur tashmë Shazam-in në fushata reklamash në Amerikën e Veriut, ku gjenerojnë dhjetra milionë dollarë të ardhura nga sektori i televizionit. (PCWorld Albanian)

Mexican billionaire Carlos Slim looks on before he gives a speech at Mexico's school of engineers during an event to mark the 50th anniversary of his engineering degree, in Mexico City

Lajmet e fundit>