Biznes

Carol Bartz do të fitojë 14 milion dollarë dëmshpërblim

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
Carol Bartz do të fitojë 14 milion dollarë dëmshpërblim

Bartz është detyruar të largohet prej pozitës udhëheqëse gjatë javës së kaluar edhe pse ajo tentoi që të sjellë në hapa të sigurt kompaninë Yahoo. Për dallim prej CEO’ve të profilit të lartë, nuk ka pasur ndonjë moment ku Bartz ka bërë diçka të papritur apo ka shkaktuar shqetësimin e aksionarëve. Në vend të kësaj, ajo arriti thjeshtë të ketë këtë karrierë si kulminacion të dështimeve të saja dhe edhe më tej nuk arriti të sjellë atë për të cilën ishte punësuar para tre vitesh.

Tani Yahoo është në gjah për një CEO të ri. Kompania është duke ecur mjaft shumë tutje drejt sektorit mobil, dhe mesa duket në këtë aspekt nuk po i mungojnë përparësitë, por ky paraqet një seksion shumë eksploziv të tregut dhe lojtarët anësor po kapërcejnë prej skenës kryesore në paraskenë. E prezenca e Yahoo në këtë terren është më shumë e qetë sesa e zhurmshme. 

Në disa segmente si e-komerc biznes për online startups Yahoo vazhdon t’i ketë punët mirë. E në anën tjetër derisa të gjendet një CEO i radhës, CFO Tim Morse do të ketë rolin e CEO’s. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>