Lajmet

CarPlay, projekti më i ri i Apple në fushën e automjeteve

May 24 2014
0 Shpërndarje
CarPlay, projekti më i ri i Apple në fushën e automjeteve

_h353_w628_m6_otrue_lfalseApple po përgatitet për krijimin e një lidhjeje midis iPhone dhe makinave të transportit. Projekti i quajtur CarPlay do të përfshijë disa nga programet më të rëndësishme të iPhone në makinën tuaj, të cilat mund të kontrollohen nëpërmjet komandimit zanor, prekjes dhe gjithashtu nëpërmjet lëvizjes së timonit.

Pritet që CarPlay të jetë gati për përdorim këtë verë kur kompania Pioneer Electronics nxjerr në treg një program, i cili do të përditësojë programet e radiove të makinave që punojnë me iPhone.

Alpin Electronics gjithashtu po bashkëpunon në këtë projekt duke punuar mbi programin CarPlay që ta bëjë të përshtatshëm për makinat Honda, Hyundai, Mercedes-Benz, Volvo dhe Ferrari. Nëse e dëshironi këtë program do ju nevojitet një iPhone 5, 5S ose 5C, ndërsa me iPad nuk do të punojë. Sistemi operativ iOS 7.1 është gjithashtu një domosdoshmëri. (PCWorld Albanian)

Tags >

Apple
Lajmet e fundit>