Analiza

Casio EX-FC100 bën foto dhe video me shpejtësi të lartë

Mar 4 2010
0 Shpërndarje
Casio EX-FC100  bën foto dhe video me shpejtësi të lartë

Ai dallohet për aftësinë për të shkrepur deri në 30 imazhe me rezolucion të plotë në sekondë dhe video deri në 1000 frame për sekondë.

Ekrani LCD 2.7 inç është i ndritshëm dhe i qartë, me ngjyra dhe detaje të mira, por imazhet e tij ngjajnë paksa të lehta. Stabilizimi funksionon mirë. Vetëfokusimi dhe matja janë gjithashtu të mira dhe aparati ofron disa opsione të ndryshme fokusimi dhe matjesh.

Një buton i posaçëm aktivizon shkrepjen me shpejtësi të lartë. Pa dyshim, 30 foto për sekondë zënë shumë vend në memorie, prandaj pas shkrepjeve aparati ju lejon t’i zgjidhni fotot që do të ruani.
Bateria e rikarikueshme me ione litiumi u reziston mjaft mirë shkrepjeve të shpejta. Në vlerësimet e jetëgjatësisë së baterisë në Qendrën e Testimeve të PC World, ky Exilim shkrepi 317 foto me një karikim, duke marrë vlerësimin Shumë Mirë.

EX-FC100 mund të regjistrojë video (standarde apo high definition) me zë. Cilësia e videos është shumë e mirë. Një opsion i veçantë i shpejtësisë së lartë ju lejon të filmoni në tri përmasa dhe shpejtësi të ndryshme video për të regjistruar në lëvizje të ngadaltë (video luhet me 30 fps standarde).

Megjithatë, në testet tona aparati nuk mund të zoom-onte saktësisht me zoom-in optik. Dhe kur shkrepte HD të zoom-uar deri në fund prodhonte një imazh çuditërisht të dridhur.
Në Qendrën e Testimeve të PCWorld, EX-FC100 mori një vlerësim total të imazhit Mirë, me nivele të ulëta të deformimeve dhe ngjyra të sakta. Në ISO të larta ishte shumë mirë, por në ISO të larta, ashtu siç pritej, imazhet bëhen dukshëm më të grimcuara.

Lajmet e fundit>