Harduer

Casio paraqet aparatët dixhitalë EX-FS10 dhe EX-FC100

Jan 12 2009
0 Shpërndarje
Casio paraqet aparatët dixhitalë EX-FS10  dhe EX-FC100

Ndërkohe modeli i ri EX-FS10 i paraqitur të enjten në “International Consumer Electronics Show” është vetëm 16 mm i trashë, por mund të bëjë fotografi deri në 30 imazhe për sekondë si dhe klipe me shpejtësi të lartë deri në 1000 imazhe për sekondë. Fotografitë me shpejtësi e kualitet të lartë ofrojnë mundësi si fotografimi i një grumbulli imazhesh në seri. Ndërkohë derisa klipet me kualitet të lartë krijojnë efekte me super slow motion (xhirime shumë të ngadalësuara), ne vetëm mund ta bëjmë përzgjedhjen e fotografisë nga grumbulli i imazheve të fotografuara më parë. 

Një tjetër model i paraqitur nga Casio është edhe ai EX-FC100. Ky model po ashtu ofron funksione të ndryshme dhe ka madhësi prej 22mm trashësi. Modeli FS10 ka zoom optik 3X përderisa modeli me madhësi më e madhe e FC100 mund të prodhojë zoom optik 5X.

Të dyja modelet e paraqitura fotografojnë me 9.1 megapixel, ndërsa që pritet të dalin në shitje në Amerikë gjatë muajit mars. Modeli FS10 do të kushtojë 350 dollarë ndërsa modeli FC100 është më i shtrenjtë dhe kap çmimin prej 400 dollarësh. 

 

Lajmet e fundit>