Lajmet

CatAcademy iu mëson një gjuhë të huaj me fotografi qesharake të maceve

Nov 24 2013
0 Shpërndarje
CatAcademy iu mëson një gjuhë të huaj me fotografi qesharake të maceve

iOS: Tani mund të mësoni një gjuhë të huaj (për momentin spanjisht), duke bërë diçka që mund të keni bërë edhe më parë: shfletimi i fotografive të maceve në internet.

Kjo është mënyrë mjaft argëtuese për të mësuar një gjuhë të re, por kjo është e mbështetur edhe nga shumë hulumtime shkencore.

CatAcademy (0.99 dollarë në App Store) ishte nisur nga Ed Cook, që është bashkë-themeluesi i Memrise, njëra nga pesë veglat më të popullarizuara për mësimin e gjuhës. Ajo fut teknikat e Memrise, si përsëritjet, mostrat për testime të shumta dhe adoptimi sipas nivelit tuaj.

Fotografitë me mace shërbejnë për të formësuar një lidhshmëri të fuqishme mes frazave dhe kuptimit të tyre.

Hulumtimi sugjeron që bukuria, humori dhe pamjet e fuqishme i bëjnë gjërat më të paharrueshme. Dhe me siguri, kjo gjë vërtet mund të ju pëlqej, për shkak se macet janë krijesa vërtet të lezetshme.

Aplikacioni i parë në dispozicion është Cat Spanish, por janë duke u bërë përgatitje të tjera. Sapo të klikoni në fotografitë e maces, ju në shpejtësi mund të përmirësoni nivelin tuaj të spanjishtes. (PCWorld Albanian)

ku-xlarge

Lajmet e fundit>