Vëzhgim

CBS do të shfaqet në YouTube

Jan 15 2009
0 Shpërndarje
CBS do të shfaqet në YouTube

altCBS do të transmetojë shumicën e shfaqjeve televizive në YouTube.com, duke përdorur opsionin e ri të faqes Feature View, i cili mendohet se do të ofrojë kualitet më të lartë se sa videot e dobëta që hidhen nga përdoruesit e thjeshtë. Në fakt, formati duket që është modeluar ngjashëm me Hulu.com, i cili është zgjedhur si standard për video të gjata online.
Shfaqjet e CBS si CSI dhe Survivor nuk do të shfaqen në You- Tube si fillim. Në vend të tyre do të shikoni shfaqje më pak të popullarizuara ose klasikë të vjetër, si Star Trek dhe Beverly Hills 90210. Emrat e mëdhenj mund të vijnë më vonë. CBS-it i ishte kërkuar të vendoste përmbajtjen e vet në Hulu, por nuk janë marrë vesh për ndarjen me Hulu të 30 % të fitimeve nga reklamat. Hulu është në pronësi të NBC Universal, News Corporation (Fox) dhe investitorëve privatë. CBS, në vend të kësaj, u koncentrua në sjelljen e “Webisodes” në CBS.com, kualiteti i videos të të cilave është i mirë, krahasuar me standardin e sotëm. Do të shihni reklama para, gjatë dhe pas Webisodes të CBS, ashtu si dhe te modeli që Hulu përdor. CBS-i po tregohet i guxitshëm duke filluar bashkëpunimin me YouTube, pasi faqja ende nuk është aprovuar si fitimprurëse nga Google dhe partnerët e saj.

 

Lajmet e fundit>