Lajmet

CCleaner Beta për Android ju ndihmon që të mirëmbani telefonin tuaj

Apr 6 2014
0 Shpërndarje
CCleaner Beta për Android ju ndihmon që të mirëmbani telefonin tuaj

aorg2etrdge4mbp4eelwAndroid: CCleaner është njëri nga mjetet më të mira për mirëmbajtje të Windows-it. Tani, aplikacioni ka ardhur për Android me shumë veçori për të pastruar, mirëmbajtur dhe optimizuar pajisjen tuaj që ka Android.

Aplikacioni iu mundëson të fshini të dhënat dhe “cache-in” e aplikacioneve, të instaloni shumë aplikacione të padëshiruara njëkohësisht, të fshihni historinë e shfletuesit tuaj ose të thirrjeve telefonike dhe madje të fshini të dhënat nga “clipboard-i” juaj, ku vendosen gjërat që i shkruani më së shpeshti. Disa funksione tashmë veç janë në vetë Android.

Sidoqoftë, posedimi i veçorive të tilla në një vend (si dhe disa veçori shtesë) e bëjnë atë mjaft të dobishëm. Për ta përdorur CCleaner beta, ju së pari duhet të regjistroheni në komunitetin këtu në Google+ dhe më pas ta instaloni aplikacionin nga kjo lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>