Lajmet

Çdo ditë 380 mijë përdorues i shtohen Skype

Feb 12 2009
0 Shpërndarje
Çdo ditë 380 mijë përdorues i shtohen Skype

Në ditëlindjen e pestë të IP  telefonisë, Skype ka arritur numër rekord prej 15 milionë përdoruesve online, duke nënkuptuar se numri i përgjitshëm i tyre arrin në 405 milionë përdorues në tërë botën.

Sipas kompanisë, numri i njerëzve që përdorin Skype, rritet çdo ditë për 380 mijë përdorues. Pas numrit kaq të lartë të përdoruesve, Skype ka lëshuar një softuer të ri Skype 4.0, që shënon ndryshimin më të madh të bërë ndonjëherë nga kompania.

“Ne jemi mjaft të lumtur që ofrojmë shërbime pa pagesë, ngase e dimë se disa njerëz do të dëshirojnë shërbime akoma më të avancuar si premium paid” – deklaroi Dan Neary,  nënkryetar i Skype.  Përkundër rënies së ekonomisë globale, Skype regjistroi burime të ardhurash prej 550 milionë dollarësh apo 44 përind rritje.

Lajmet e fundit>