Lajmet

Cdo dy faqe të uebit janë larg njëra – tjetrës vetëm 19 klikime

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Cdo dy faqe të uebit janë larg njëra – tjetrës vetëm 19 klikime

webpage Cdo dy faqe midis 14 miliardë që janë të identifikuara në ueb janë të lidhura me njëra- tjetrën me 19 klikime ose më pak.

Kërkimi i Albert-Laslzlo Barabasi, një fizikanti hungarez, zbuloi se edhe faqet më të panjohura, të errta të hapësirës kibernetike janë jo më shumë se 19 klikime larg nga faqja e profilit të Facebooke-ut të mamasë suaj.

Fizikanti krijoi një model të uebitt të stimuluar me qëllim që të kuptonte strukturën e tij, dhe vlerësoi se aty janë rreth 14 miliardë faqe dhe rreth 1 trilionë dokumente uebi si imazhe, video, apo dokumente të ruajtura, që lidhin këto faqe.

Edhe pse janë kaq shumë faqe, edhe pse duket se mundësia për tu lidhur me njëra – tjetrën është shumë e vogël, motorët e kërkimit, indekset dhe elementët bashkues i ndihmojnë njerëzit të lëvizin nga njëra faqe tek tjetra edhe veprojnë si “nyje ” lidhëse për njerëzit që të navigojnë përqark uebit në më pak se 19 klikime.

Këto nyja janë kaq të rëndësishme sa një eleminim i njërës prej tyre do të shkatërronin lidhjet e rrjetit.

Kjo lidhje midis faqeve të uebit është për shkak të botës së vogël të natyrës njerëzore, shpjegoi Barabasi.a-map-of-the-web

Njerëzit krijojnë grupe edhe komunitete të bazuar në interesa të përbashkëta, edhe shumë lidhës online të rëndësishëm janë gjithashtu të organizuar rreth temave apo vendodhjeve.

Kërkimi gjithashtu tregon se pavarsisht se sa zgjerohet uebi, rregulli i 19 klikimeve do të vazhdojë të aplikohet për aq kohë sa përmbatja organizohet sipas preferencave të motorrëve të kërkimit. (PCWorld Albanian)

Tags >

uebfaqe
Lajmet e fundit>