Siguri

Çdo dy minuta, tentim sulmesh kundër ueb faqeve

Jul 26 2011
0 Shpërndarje
Çdo dy minuta, tentim sulmesh kundër ueb faqeve

Kompania ka monitoruar 10 milion sulme mes muajit dhjetor të vitit të kaluar deri në muajin maj të këtij viti, duke targetuar më shumë se 30 ueb aplikacione të ndryshme të ndërmarrjeve dhe qeverive. Sipas raportit, 27 sulmet për orë ndodhin si rrjedhojë e tentimeve për të gjetur lëshimeve në faqe të ndryshme, ndërsa në momentin që ekspozohet një lëshim, Imperva raporton se sulmet e automatizuara mund të rriten deri në 25,000 për orë – apo shtatë sulme për sekondë. 

Dhe prej nga burojnë shumica e këtyre sulmeve? Nga SHBA’ja. “Mbi 61 për qind e sulmeve kanë origjinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, edhe pse nuk është e qartë prej ku kontrollohen” thuhet në raport. Shumica e sulmueseve bëjnë vetën e tyre anonim online duke ridrejtuar ueb lidhjet e tyre përmes një Proxy – Onion Router apo TOR, është një sistem i njohur për ridrejtim anonim. 

Pas Shteteve të Bashkuara të  Amerikës, Kina është përgjegjëse për 10 për qind të sulmeve, ndërsa pas saj pasojnë Suedia dhe Franca. Edhe pse shumica e sulmeve kanë origjinë prej kompjuterëve në këto vende, këto makina ka gjasa të mëdha të jenë të infektuar me një virus (apo “bot”) që kontrollohet prej së largu nga dikush që mund të jetë kudo në botë. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>