Blog

Çdo gjë që Microsoft prezantoi në aktivitetin #MicrosoftEDU

May 3 2017
0 Shpërndarje
Ja një përmbledhje e asaj çfarë u prezantua në New York ditën e djeshme. Çdo gjë që Microsoft prezantoi në aktivitetin #MicrosoftEDU

Aktiviteti i shumëpritur i Microsoft u mbajt ditën e Marte ku gjigandi kompjterik prezantoi softuerë dhe harduerë të rinj.

Ja një përmbledhje e asaj çfarë u prezantua në New York ditën e djeshme.

Windows 10 S

Së pari Microsoft prezantoi edicionin edukativ të sistemit operativ popullor. I quajtur Windows 10 S, ky version funksionon vetëm me aplikacionet universale që mund të shkarkohen vetëm nga Windows Store duke parandaluar ndërhyrjen e palëve të treta.

Në një këndvështrim tjetër Windows 10 S përfaqëson përgjigjen strategjike ndaj Google Chrome OS. Pajisjet e para me këtë sistem operativ do të shiten këtë verë duke filluar nga 189 dollar.

Laptopi Microsoft Surface

Edhe pse aktiviteti ishte i përqendruar kryesisht në softuer, Microsoft prezantoi një produkt të ri me sistemin operativ Windows 10 S.

Laptopi Surface ka ekran 13.5 inç dhe premton 14.5 orë jetëgjatësi baterie. Ai del në shitje për 999 dollar më 15 Qershor.

Microsoft Office

Përveç Windows 10 S, Microsoft tha se suita e produktivitetit Office do të vijë së shpejti në Windows Store. Një gjë e tillë është plotësisht e parashikueshme duke qenë se Windows 10 S funksion vetëm me aplikacionet universale.

Ndërsa në mënyrë që të funksionojë Chrome OS kërkon një lidhje interneti, Windows 10 S jo. Andaj ata që përdorin Office nuk do të kenë asnjë pengesë.

Microsoft Teams

Microsoft lançoi shërbimin e ngjashëm me Slack, Microsoft Teams në Mars në të gjithë botën si pjesë e suitës së produktivitetit Office 365. Ky produkt ngelet një shërbim për bizneset por me Windows 10 S do të ofrohet edhe përmes Office 365 Education për studentët, fakultetet dhe stafet.

Minecraft

Së fundi Microsoft prezantoi Code Builder, një mjet nëpërmje të cilit lojtarët e Minecraft mund të krijojnë struktura brenda lojës duke përdorur Javascript. Aktualisht është i disponueshëm në versionin e limituar të Minecraft:Education. /PCworld Albanian

Lajmet e fundit>