Lajmet

Çdo minutë në YouTube hidhen 72 orë video

May 21 2012
0 Shpërndarje
Çdo minutë në YouTube hidhen 72 orë video

Skuadra e YouTube së fundi ka shënuar edhe datëlindjen e vet të shtatë dhe ka shpallur një statistikë mahnitëse: 72 orë video po ngarkohen çdo minutë në faqe. Dhe nëse mendoni se kjo është një shifër e lartë, videot e shikuara çdo minutë janë 1,000 herë më shumë.

Vetëm disa javë më parë, lajmet që YouTube kishte 60 orë ngarkim për minutë krijoi një ndjesi në internet dhe kjo rritje tregon se sa shpejt faqja vazhdon të rritet. Rreth kësaj çështje kemi edhe më tepër hollësi nga Christian Kaiser, i cili është drejtor i inxhinierisë së YouTube.

Shifra prej 72 orë paraqet një mesatare: janë disa kohë të zëna dhe periudha të heshtura teksa shfaqen zona të ndryshme kohore, ngarkojnë video dhe largohen. Kështu që 72 orë për minutë paraqet një mesatare. Njerëzit janë duke ngarkuar tri herë më tepër video sesa ngarkonin tri vite më parë.

Cili mund të jetë çelësi i kësaj rritjeje? Sipas Kaiser: Ne kemi më tepër video që vijnë nga më shumë njerëz në më shumë vende, po ashtu jemi duke sjellë mijëra filma të plotë dhe programe origjinale në YouTube. Si shembuj, celulari tani kontribuon në tri orë të kohës sonë të përgjithshme dhe ne kemi nënshkruar me MGM, Paramount, Walt Disney Studios dhe studio të tjera për të sjellë mijëra filma në YouTube.

Çfarë thonë statistikat për shikueshmërinë? YouTube tregon që përdoruesit janë duke shikuar tri miliardë orë video çdo muaj. Nëse dëshironi ta kuptoni më mirë, kjo do të thotë që paraqiten rreth 70,000 orë të shikuara çdo minutë. (PC World Albanian)

Tags >

youtube
Lajmet e fundit>