Analiza

Çdo sekondë, 12 aktivizime të Androidit

Jun 28 2012
0 Shpërndarje
Çdo sekondë, 12 aktivizime të Androidit

Google gjatë konferencës së vet për zhvillues që po e mbanë në San Francisko, shpalosi disa shifra mbresëlënëse rreth sistemit operativ Android.

Deri më sot Android ka parë 400 milionë aktivizime në pajisje dhe është duke shtuar 1 milion sosh në ditë. Kjo shënon një rritje të hatashme në krahasim me 100 milionë aktivizimet që ndërmarrja kishte lajmëruar një vit më parë.

Hugo Barra, drejtor menaxhues i produktit Android në Google, deklaroi se, kjo paraqet 12 pajisje të aktivizuara me Android çdo sekondë.

Por si krahasohet kjo shifër me platformën iOS të Apple? Më herët gjatë këtij muaji, Apple tha që kishte shitur 365 milionë pajisje. Megjithëse, ne nuk e dimë bazën aktive të instaluar të të dy platformave, megjithatë platforma Android duket se ka prani më të madhe në treg.

Barra tregoi rritjen e Androidit sidomos në shtetet që janë në zhvillim e sipër si Brazil dhe Indi, vende këto në të cilat sistemi operativ Android është më i përballueshëm dhe më i qasshëm në krahasim me sistemet tjera operative për smartfonë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>