Lajmet

Çdo student i MIT-së merr Bitcoin në vlerë prej 100 $

May 1 2014
0 Shpërndarje
Çdo student i MIT-së merr Bitcoin në vlerë prej 100 $

bitcoin_yearinreviewDuke filluar nga vjeshta e këtij viti, çdo student i MIT-së do të ketë të paktën 100 dollarë vlerë të Bitcoin-ëve në emrin e tyre, falë disa studentëve të cilët kanë arritur të marrin gjysmë milionë dollarë për ta bërë këtë.

Por, ata nuk janë duke e bërë këtë gjë thjesht për shkak që studentët të jenë në gjendje të hanë gjëra më të mira – ky është në fakt një projekt zyrtar nga shkolla Bitcoin Club, në mënyrë që profesorët dhe hulumtuesit nga instituti mund të studiojnë se si studentët shpenzojnë paratë e tyre virtuale.

Kjo nismë, e filluar nga studenti vitit të dytë i shkencave kompjuterike Jeremy Rubin dhe presidenti i Bitcoin Club në MIT, Dan Elitzer, ishte financuar nga ish-studentët e MIT-së dhe njerëzit që janë të interesuar në këtë monedhë. Dy persona besojnë që kjo lëvizje është e nevojshme që MIT-ja të vazhdojë të qëndrojë në “ballë të teknologjive në rritje.” Rubin madje tha që: “Dhënia e qasjes për studentët në monedhat kriptografike është analoge me ofrimin e qasjes në internet për ta në fillim të kohës së internetit”.

Studentët mund të shpenzojnë për të bërë gjëra të ndryshme. Rubin dhe Elitzer ende janë duke punuar që të shpërndajnë paratë për 4,528 studentët. Por sapo të kenë arritur këtë gjë, MIT mund të ketë përqendrimin më të madh të njerëzve që kanë qasje në monedhën kriptografike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Bitcoin
Lajmet e fundit>