Lajmet

Çdo vit me radhë konferencë softuerike në UP

Jun 4 2009
0 Shpërndarje
Çdo vit me radhë konferencë softuerike në UP

Duke filluar nga ky vit, secilin vit me radhë, në Universitetin e Prishtinës do të organizohet konferenca vjetore në lëmin e informatikës.

Sipas të përditshmes Koha Ditore, Universiteti i Prishtinës dhe “Organizata Kosovare e Softuerit të lirë dhe të hapur” (FLOSS Kosova) të mërkurën kanë nënshkruar një marrëveshje në lidhje me këtë konferencë.

Marrëveshja është nënshkruar në mes të rektorit të UP-së Enver Hasani dhe Flakron Bytyqit nga organizata FLOSS Kosova. Të pranishëm me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes ishin edhe zëvendësministri i Ministri i Energjetikës dhe Minierave, Blerim Rexha dhe James Michael DuPont, anëtar i bordit të organizatës (FLOSS Kosova).

Me rastin e nënshkrimit të marrëveshjes, rektori Hasani ka thënë se me këtë marrëveshje nuk do të përfitojnë vetëm studentët dhe profesorët e UP-së, por edhe bizneset dhe qeveritë në vend e rajon.
“Kosova ka një të ardhme në teknologjinë informative dhe ne si universitet duam të marrim rolin e katalizatorit të zhvillimit të vendit në këtë lami" tha rektori Hasani.

Ndërkaq, James Michael DuPont, anëtar i bordit të organizatës (FLOSS Kosova), ka thënë se në të ardhmen jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon Kosova do të jetë qendër e zhvillimit teknologjik.

Meqë kjo konferencë sipas nënshkruesve të marrëveshjes, do të bëhet tradicionale në UP, Dupont është shprehur se për çdo vit do të hapen mundësi të reja dhe do të promovohet softueri i ri.
 

 

Lajmet e fundit>