Biznes

CeBit 2009 i sukseshëm, nuk dihet numri i vizitorëve

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
CeBit 2009 i sukseshëm, nuk dihet numri i vizitorëve

Përfaqësues të kompanisë gjermane Deutsche Messe, organizatorë të panairit të teknologjisë informative CeBit i cili është duke u mbajtur nga data 3 deri 8 Mars në Hannover, kanë deklaruar se janë të kënaqur me numrin e vizitorëve në CeBit 2009, por nuk kanë pranuar të prezantojnë numrin e saktë të vizitorëve në këtë ngjarje.

“Jemi të kënaqur me fillimin e fuqishëm të Cebit” ka deklaruar Ernst Raue, anëtar i bordit të Deutsche Messe, gjatë një konference për shtyp në panair. Organizatorët zakonisht i kanë publikuar numrat e vizitorëve në konferenca shtypi gjatë viteve të kaluara në konferenca shtypi, por këtë vit ata vetëm kanë pranuar se numri i vizitorëve ka rënë në krahasim me vitin e kaluar.
“është e qartë se e kemi pritur këtë” tha Raue, i cili nuk pranoi të specifikonte këto të dhëna. Ai vazhdonte të thonte se këtë vit është përmirësuar kualiteti i vizitorëve në krahasim me vitet e kaluara.

CeBit 2010 do të mbahet nga 2 deri 6 Mars, i cili është 1 ditë më i shkurtë se zakonisht. “Nuk mund të themi se si do të duket CeBit i vitit të ardhshëm. E gjitha që mund të themi është se do të duket ndryshe” tha Raue.

Zyrtarë nga CeBit kanë deklaruar se në panair këtë vit kanë marrë pjesë 4,300 kompani nga 69 shtetet, që është 26 përqind më pak për shkak të krizës ekonomike dhe zvogëlimit të buxhetit për marketing të Kompanive të Teknologjisë Informative.
 

Lajmet e fundit>