Biznes

Cebit shënoi rënie të vizitorëve

Mar 10 2009
0 Shpërndarje
Cebit shënoi rënie të vizitorëve

altPanairi më i madh i Evropës për IT, Cebit shënoi rënie të numrit të vizitorëve në ngjarjen 6 ditore të mbajtur në Hanover të Gjermanisë. 

Megjithatë organizatorët  shprehen se me gjithë rënien e vizitorëve, panairi ka pasur më shumë kualitet se në të kaluarën. Deutsche Messe bëri të ditur se panairi që zgjati prej të martës deri të dielën, tërhoqi më shumë se 400 mijë vizitorë dhe 4300 kompani nga 69 shtete.

Ndërsa në panair pati edhe produkte si celularët, softuerë për menaxhimin e ndërmarrjeve, sisteme me energji diellore dhe computer motherboards.

Panairi pati një fillim të fuqishëm në mediat lokale pasi panairin e vizitoi guvernatori i Kalifornisë, Arnold Schwarzenegger, pasi Kalifornia ishte edhe shteti partner i Cebit për këtë vit.

Por gjatë javës nuk pati shpallje të mëdha siç ndodhte në të kaluarën, ndërsa shumë nga kompanitë e mëdha, shpalljet e tyre veç i patën kryer më parë në Kongresin Botëror të Celularëve në Barcelonë. Panairi po ashtu kaloi edhe nën hijen e krizës ekonomike botërore, që edhe mund të jetë shkaku kryesor i numrit më të vogël të vizitorëve. Ndërkohë vizitorët pritet t’i kthehen panairit vitin e ardhshëm me zbutjen e krizës ekonomike, ndërsa i vetmi ndryshim do të jetë se panairi do të zgjasë një ditë më pak.

 

Lajmet e fundit>