Lajmet

CEED Kosovo organizon konferencë me Jeff Hoffman me 8 dhjetor 2012

Nov 24 2012
0 Shpërndarje
CEED Kosovo organizon konferencë me Jeff Hoffman me 8 dhjetor 2012

CEED Kosovo do ta organizojë një konferencë biznesi të quajtur “Starting up and how to make the breakthrough” me datë 8 dhjetor 2012 në Hotel Emerald, ku pjesëmarrës do të jetë Jeff Hoffman i cili është një ndërmarrës dhe inovator i shquar.

Hoffman ka themeluar dhe ka zhvilluar një varg kompanish fillestare të suksesshme në karrierën e tij, duke i drejtuar kështu kompanitë e tij si nga përvetësimet ashtu edhe nga propozimet publike. Jeff Hoffman është një ndërmarrës dhe inovator i suksesshëm në fushën e internetit, tregtisë elektronike dhe zbavitjes.

Jeff ka lançuar kompaninë e tij të parë të softuerit derisa ishte ende student i Universitetit të Jejllit (Yale University).

Sot ai në karrierën e tij ka themeluar dhe zhvilluar një varg kompanish të suksesshme fillestare. Për gjithë këto përpjekje të tij, Jeff ka marrë edhe Çmimin për Arritje Jetësore në Sipërmarrje nga Këshilli Kombëtar i KSHE në vitin 2010, si dhe është pjesë e “Hall of Fame” për sipërmarrje nga shoqata ndërkombëtare e ndërmarrësve të kolegjit në vitin 2010.

Jeff aktualisht është themelues dhe partner i ColorJar, një kompani ndërmarrëse përshpejtuese që ndihmon ndërmarrësit dhe pronarët e bizneseve të vogla që të lançojnë dhe të rrisin ndërmarrjet e reja afariste. Në këtë rrugë, Jeff punon si CEO me kompani fillestare në mbarë botën për të ndihmuar shndërrimin e ideve në biznese fitimprurëse.

Jeff punon me Këshillin Konsultativ Kombëtar të Presidentit Obama për Risi & Ndërmarrësi, bashkë me USAID-in dhe Departamentin e Shtetit.

Hoffman është ndoshta më mirë i njohur si themelues dhe CEO në familjen e kompanive “Priceline.com”, ku ai ka shpjerë në zhvillimin dhe lançimin e kompanisë së konsumatorëve “Priceline”(Priceline YardSale).

Axhenda e kësaj konference do të jetë si më poshtë:

09:30 – 12:00 Sesioni 1: “Starting up and how to make the breakthrough

12:00 – 13:00 Pushimi i drekës dhe krijimi i rrjeteve

13:00 – 14:00 Sesioni 2: “Starting up and how to make the breakthrough

14:00 – 14:45 Diskutime të panelit dhe P&P

14:45 – 15:00 Përmbyllja e ngjarjes

Për më tepër ju mund të vizitoni ueb faqen zyrtare të CEED Kosovo duke klikuar këtu. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>