Harduer

Celular nga Sony Ericsson me dizajn të Dolce&Gabbana

Aug 12 2009
0 Shpërndarje
Celular nga Sony Ericsson me dizajn të Dolce&Gabbana

Celular me kapak është dizajnuar vërtetë që në rend të parë të tregojë stil dhe elegancë, e në rend të dytë performancë. Raportohet se është më i vogël sesa elementet e nevojshme për manikyr të femrave dhe se më shumë mund të quhet si një aksesuar sesa një celular, duke pasur parasysh se përmban një formë të ngjashme me diamant.

Ekrani i tij ka madhësi 2 inç, kamera është me sensor 3.2 megapiksel, ofrohet përkrahja për Bluetooth 2.0, FM Radio, lexues multimedial,, numërues të hapave, ueb shfletues të integruar, përkrahje për video incizim, pastaj ka një pasqyre të integruar, etj.

Versioni “Normal” pritet të paraqitet në çerekun e katërt të këtij viti dhe do të jetë i veshur me ngjyra shumë të veçanta, kurse versioni i punuar me ari 24 karat dhe që i përket edicionit Dolce&Gabbana do të ketë edhe dëgjuese me Bluetooth të po të njëjtës firmë dizajnuese .

Për fat çmimet nuk janë përmendur fare, por me siguri mund të paramendoni sa do të mund të kushtojnë këta celularë.

Lajmet e fundit>