Harduer

Celular nga TAG Heuer – MERIDIIST Automobili Lamborghini

Nov 2 2009
0 Shpërndarje
Celular nga TAG Heuer – MERIDIIST Automobili Lamborghini

Për nder të vitit kur është formuar Automobili Lamborghini, vetëm 1963 njësi të kësaj pajisjeje të punuar me precizitet do të shiten anembanë botës.
“TAG Heuer ka bërë revolucion në tregun e orëve dhe tani industria e celularëve luksoz është pika e radhës për revolucion, pikë në të cilën inspirimi vie nga sportet motorike profesionale dhe veturat Grand Tourism” tha Steve Amstutz, menaxher i përgjithshëm për TAG Heuer Communication Instruments.

I vendosur veshje me titanium të zi të mbuluar me çelik 316L, dizajni i MERIDIIST Automobili Lamborghini i referohet tërësisht super veturës deri tek nënshkrimi i falshëm (Lamborghini) që është vendosur në pjesën e prapme të baterisë – detaj i ngjashëm që është i vendosur në bllokun e motorit të Lamborghini Murcielago LP 640 V12. Pjesa e prapme e pajisjes është e gërvishtur me numrin e edicionit të limituar, ndërsa tastiera në tastin kryesor mban të vendosur logon e Lamborghin-it, demin e quajtur Taurus.

Celulari MERIDIIST Automobili Lamborghini është ka punim luksoz dhe të detajuar, duke përmbajtur materialet më prestigjioze dhe komponentet më të avancuara  në botën e krijimit të orëve dhe të automobilave. Ekrani (1.9 inç OLED) është i punuar nga kristali 60.5 karat i safirit me rezistencë ndaj gërvishtjes. Bateria e tij është e pakrahasueshme dhe ofron shtatë orë kohë bisede apo 28 ditë në gjendje “standby”.

Aparati me 2 megapikselë mundëson fotografime të kualitetit të lartë, ndërsa memoria prej 2GB mundëson që të ruani më shumë se 5000 fotografi me rezolucion 1.200 x 1.600 piksela.

Celulari në fjalë pritet të paraqitet në treg gjatë muajit nëntor tek shitësit e përzgjedhur nga TAG Heuer dhe Lamborghini.

Lajmet e fundit>