Vëzhgim

Celularë të gjelbër: Revolucion apo mashtrim?

Apr 5 2010
0 Shpërndarje
Celularë të gjelbër: Revolucion apo mashtrim?

Ndoshta hapi më i madh është shpalosja e celularëve të gjelbër, celularë të përbërë nga materiale të ricikluara dhe të dizajnuar për efikasitet më të madh në shpenzimin e energjisë elektrike.
Por çfarë veçorish do t’ju mungojnë nëse kaloni në sektorin e gjelbër? Të shikojmë tre celularë të rinj e të gjelbër: Samsung Blue Earth, Motorola Renew dhe Sony Ericsson C901 GreenHeart.

Blue Earth nga Samsung, i vetmi celular me ekran të ndjeshëm në prekje në këtë renditje, ka panele solare të dizajnuara për të shfrytëzuar energjinë e diellit dhe për të fuqizuar baterinë e celularit. I krijuar nga shihet e ricikluara, Blue Earth veçohet me një pedometër të integruar, i cili mat sa keni ecur dhe vëllimin e emetimeve CO2 që keni evituar duke mos drejtuar makinën. Samsung nuk ka shpalosur detaje të tjera për paraqitjen e celularit në treg apo për çmimin e tij, por efikasiteti i një celulari të fuqizuar nga dielli mbetet i patestuar dhe Blue Earth duket se nuk ka veçori speciale, veçori përtej atyre ambientale, pasi nuk është reklamuar asgjë tjetër.

GreenHeart nga Sony Ericsson, celulari me veçori më të shumta në këtë grup, ka një pedometër, kamerë 5 megapikselëshe, media player dhe shfletues NetFront. Dërgohet në treg me një doracak elektronik të integruar në celular në vend që të ketë doracak letre dhe gjithashtu është i bërë nga plastika e ricikluar. Megjithëse GreenHeart sjell pothuajse çdo gjë që prisni nga një celular i thjeshtë, ai ka një ekran të vogël 2.2 inç, që nuk është i ndjeshëm në prekje dhe nuk përkrahet nga një tastierë QWERTY, kështu që mund ta harroni shkrimin e shpejtë të teksteve apo e-mailit; në rast se jeni tip i durueshëm, atëherë gjërat janë më ndryshe. Sony nuk e ka bërë të ditur çmimin, por ka bërë të ditur datën e paraqitjes, që pritet të jetë nga fundi i vitit 2009.

Motorola W233 Renew momentalisht gjenden në treg (me operatorin T-Mobile). Me një çmim të arsyeshëm prej 30 dollarësh, Renew është i punuar nga shishet e ricikluara dhe arrin i paketuar me materialet 100% të ricikluara. Renew nuk ka kamerë dhe ekrani i tij i vogël 1.6 inç me rezolucion prej 128 x 128 pikselë nuk është i përshtatshëm për shikimin e videove.
Në përgjithësi, këta të tre celularë i përkasin një grupi me mendim të njëjtë: nëse jeni duke kërkuar për një pajisje dore që bën më shumë sesa telefonata dhe numërimin e hapave, atëherë këta të tre nuk janë të përshtatshëm për ju. Asnjëri prej tyre nuk është smartphone (që do të thotë se nuk do të funksionojnë në një platformë si Windows Mobile ose Symbian), kështu që ju nuk do të keni akses në një numër aplikacionesh të ndryshme dhe keni hapësirë të kufizuar për elemente të veçanta.

Nëse jeni duke shikuar për diçka me veçori më të mëdha, por ende dëshironi të jeni të vetëdijshëm për ambientin, një vendim i mençur do të ishte blerja e një celulari nga një prodhues që ka shënime të mira ambientale. Sipas Guide to Greener Electronics nga Greenpeace, LG, Motorla, Nokia, Samsung dhe Sony Ericsson relativisht kanë programe të suksesshme riciklimi dhe kanë bërë hapat e duhur në eliminimin e elementeve toksike dhe në reduktimin e faktorit emetues CO2. Ju gjithashtu mund të blini një mbushës të fuqizuar nga energjia e diellit, si Solio, që funksionon me shumicën e celularëve dhe smartphone-ve.
Ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëni si konsumator i përgjegjshëm është të jeni të vetëdijshëm për mënyrën se si e përdorni celularin tuaj. Largojeni nga priza mbushësin kur nuk e përdorni. Ricikloni celularin tuaj të vjetër te një depozitë e certifikuar kur vendosni të blini një të ri.

Lajmet e fundit>