Analiza

Celularët e mençur po shitën më shumë se PC-të

Feb 11 2011
0 Shpërndarje
Celularët e mençur po shitën më shumë se PC-të

Sipas IDC prodhuesi e elektronikës konsumuese anembanë botës dërguan në treg 100.9 milion celularë të mençur gjatë tre muajve të fundit të vitit 2010. Kjo është rreth 87 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin 2009. Shitjet e PC-ve u rritën vetëm për tre për qind në një vlerë prej 92.1 milion.

Analisti Ramon Llamas nga IDC tha se dy trendet nuk ishin domosdoshmërisht të lidhura mes vete, për shkak se celularët e mençur dhe PC-të shërbejnë për qëllime të ndryshme. Përveç kësaj, edhe konsumatorët dëshirojnë që të kenë pajisje të këtilla por në anën tjetër veçse janë në pronësi të ndonjë kompjuteri.

Shitjet e tablet kompjuterëve gjithashtu janë duke kafshuar tregun e shitjes së PC-ve, por në anën tjetër çmimet e shitjes së celularëve të mençur po vazhdojnë të jenë në rënie. Llamas tha se prania në rritje e celularëve të mençur për 100 dollarë ishte një element krucial. “Google Android po vazhdon të rritet, dhe gjithashtu po vazhdon të ndihmojë rritjen e tregut të celularëve të mençur” tha Llamas për telegraph.co.uk, e cila ka shtuar se njerëzit gjithashtu tentojnë të zëvendësojnë celularët e tyre shumë më shpesh sesa që zëvendësojnë kompjuterët e tyre. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>