Biznes

Celularët, fronti i ri i luftës për shfletues

May 27 2012
0 Shpërndarje
Celularët, fronti i ri i luftës për shfletues

Garat mes shfletuesve sërish po bëhen të nxehta, por këtë herë konkurenca është për të marrë kryesimin në internetin e celularëve.

Google, Apple, Microsoft dhe Yahoo janë duke u shtyrë së bashku me shfletuesin e bërë nga norvegjezët, Opera dhe shfletuesin me burim të hapur, Firefox, nga Mozilla.

Arsyeja prapa këtyre luftërave nuk është vetëm fitimi i të drejtave. Ndërmarrja që kontrollon uebin e celularëve mund t’i drejtojë përdoruesit në uebfaqet e veta dhe më e rëndësishmja, të grumbullojë të dhëna që mund të përdoren në ndonjë reklamë.

“Shfletuesit duhet të jenë të pranishëm në pajisjet mobile për të mbijetuar,” – tha Greg Sterling, një analist nga Opus Research.

“Kushdo është duke provuar të menaxhojë strategjinë e tyre në këtë botë me shumë platforma dhe shumë ekrane.”

Ndërmarrja hulumtuese StatCounter gjeti terren nga celularët, duke i mos përfshirë këtu tabletët, duke u dyfishuar për një vit deri në janar për të pasur 8.5 për qind të përdorimit të tërë internetit.

Google i ndaloi përpjekjet e veta më herët gjatë këtij viti, duke publikuar një version të plotë të shfletuesit të vet Chrome për celularë, që do të zëvendësojë pas njëfarë kohe shfletuesin e paemërtuar në pajisjet që kanë platformën Android të Apple.

Sipas StatCounter, shfletuesi Android i Google deri në prillin e këtij viti ka marrë 21.5 për qind të uebit për celularë, duke tejkaluar Operan, që ishte më parë kryesues me 21.3 për qind.

“Chrome përfundimisht është në rritje e sipër për shkak të Androidit dhe ai ka shumë vrull në PC,” tha Sterling.

Në vendin e tretë ishte Safari i Apple, që është shfletuesi i nënkuptuar në iPhone, me 20 për qind. Nokia, BlackBerry dhe disa të tjerë kanë përqindje të vogël.

Sipas të dhënave të dala nga studimi NetMarketShare nga Net Applications, ku përfshihen tabletët, Apple kryeson me 63 për qind, ndërsa Android me rafërsisht 19 për qind.

Nxitja nga Google gërshetohet me strategjinë e vet për grumbullim të informacionit për përdoruesit përgjatë platformave, kështu që dikush, kur kërkon në një celular mund ta shohë një reklamë në një kompjuter, ose anasjelltas.

Google sapo ka përmbushur marrëveshjen e vet për blerjen e Motorola Mobility për 12.5 miliardë dollarë, duke i mundësuar kështu ndërmarrjes nga Kalifornia ndërtimin e pajisjeve të veta harduerike që e kanë sistemin e vet operativ si softuer.

Microsoft, në përpjekjet e veta për të marrë një përqindje të tregut të celularëve është duke e shtyrë shfletuesin e vet Internet Explorer për pajisjet që e kanë sistemin Windows, por kritikët thonë që gjiganti softuerik është duke i kufizuar pajtueshmëritë.

Harvey Anderson tha në një postim në blog se Microsoft është duke i kufizuar pajtueshmëritë e “avancuara” për softuerët e jashtëm. Me këtë rast po i ndal shfletuesit e tjerë si Firefox.

Yahoo!,  u bë i fundit për të rritur përpjekjet e veta në tregun e celularëve, duke paraqitur shfletuesin e vet Axis të dizajnuar për celularët.

“Ai është synuar të zëvendësojë Safarin,” – tha drejtori i menaxhmentit të produktit Axis të Yahoo!, Ethan Batraski. “Ju s’do të keni nevojë që ta përdorni kurrë Safarin.” (PC World Albanian)

 

Lajmet e fundit>