Vëzhgim

Celularët në vitin 2015 do të vërshojnë internetin pa kabllo

Sep 12 2011
0 Shpërndarje
Celularët në vitin 2015 do të vërshojnë internetin pa kabllo

Sipas një raporti nga IDC, përdorimi i internetit nëpërmjet celularëve është në ritëm të rritjes duke kaluiar kështu kompjuterët tradicionalë dhe kabllot që përdoren për internet, kur edhe do të rritet numri i tabletëve dhe smartphone-ëve të shitur.

Sipas IDC-së, numri i njerëzve që qasen në internet nëpërmjet një kompjuteri personal do të ngecë dhe do të shënojë rënie në vitin 2015. IDC parashikoi që do të ketë rritje prej 16.6% të shitjeve të tabletëve dhe smartphone-ëve.

Me rritjen e shitjeve të celularëve, përdorimi i lidhjes në internet me kabllo do të ketë rënie. IDC është duke parashikuar që numri i përgjithshëm i përdoruesve në internet në vitin 2015 do të jetë 2.7 miliardë, duke u rritur kështu nga 2 miliardë përdorues të tillë që ishin në vitin 2010./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>