Siguri

Celularët të stërprekur nga “malware”-ët

Aug 23 2011
0 Shpërndarje
Celularët të stërprekur nga “malware”-ët

Sipas raportit nga McAfee, platformat e celularëve janë çdogjë, pos të sigurta.

Android, në veçanti, ishte gjetur si sistemi më i lëndueshëm operativ në treg, pasi sulmet me cak drejt sistemit operativ të Google rritur për 76% që nga çereku i kaluar i vitit.

McAfee shkoi aq larg sa e quajti sistemin Android si “sistemi operativ mobil më i sulmuar” duke kaluar sistemin Symbian. Ende Symbian dhe Java ME mbesin si më të shënjesturarit.

Për shkak të shkallëzimit të shpejt, McAfee e ka vënë në mëndyyshje situatën si “Kopshti zologjik i sulmeve keqdashëse”, pasi që hulumtuesit nga McAfee thonë që deri në fund të vitit do të ketë së paku 75 milionë sulme.

Zëvendës kryetari i lartë i McAfee Labs, Vincenet Weafer, shpjegoi në një lëshim:

Këtë vit ne kemi parë thyerje të rekoredeve të sulmeve kedashëse, veçanërisht në pajisjet për celularë, ku ngritja e vogël është drejtpërdrejt e lidhur me popullaritetin. Mbi të gjitha sulmet janë duke u bërë më vjedhëse dhe më të ndërlikuara, duke këshilluar që ne do të mund të shihnim sulme që mbesin të palajmëruara për periudha të gjata kohore. Grupet e profileve të larta të hacktivistëve kanë ndërruar pejsazhin duke vizatuar një vijë në mes të sulmeve për përfitim personal dhe sulmeve të nënkuptuara për të dërguar një mesazh.

McAfee paralajmëroi që sulmet keqdashëse, veçanërisht për Android, mund të paraqiten në”çdo gjë nga aplikacionet për kalendar, tek aplikacionet për komedi, tek porositë SMS, tek ndonjë përditësim i rremë i Angry Birds”.

Disa përfundime të tjera të nxjerra nga studimi:

          Apple është bërë bërë më shumë se cak i autorëve të sulmeve keqdashëse pasi që më shumë kompjuterë që kanë Mac OS X janë duke u prekur nga anti-virusët e rremë

          Sulmet keqdashëse që vjedhin janë rritur më shpejt në gjashtë muajt e fundit se sa në ndonjë periudhë tjetër me një rritje prej afro 38% më shumë se sa gjatë periudhës së njëjtë në vitin e kaluar

          Hacktivistët, së pari Anonymous dhe LulzSec, ishin në mesin e grumbulluesve kryesorë të lajmeve kibernetike gjatë çerekut të dytë

          Së paku 20 sulme botërore ishin raportuar vetëm në çerekun e dytë, të kryera kryesisht nga LulzSec.

Lajmet e fundit>