Analiza

Celularët e mençur mezi po presin procesorët me dy bërthama

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Celularët e mençur mezi po presin procesorët me dy bërthama

Shumica e celularëve të sotëm janë në gjendje të kapin video në rezolucion të lartë 720p dhe përveç kësaj ata arrijnë me shpejtësi procesori prej rreth 1 GHz, por analistët thonë se çdo ditë e më shumë përdorues po kërkojnë performancë më të lartë. Procesorët dual-core të gjeneratës së ardhshme mund të plotësojnë këto kërkesa duke mbështetur edhe rezolucion 1080p HD për aplikacione që kërkojnë më shumë fuqi, siç është rasti me video thirrje.

Prodhuesit e celularëve ende duhet që formalisht të shpalosin planet për celularë të mençur të bazuar në çipa me dy bërthama, por procesorët e gjeneratës së ardhshme do të paraqiten shumë shpejt.Qualcomm Inc, veçse ka dërguar tek prodhuesit procesorin e parë dual-core MSM8660, dhe planifikon që më vonë gjatë këtij viti të fillojë me testimin e mostrave të një çipi më të shpejtë dual-core, QSD8672. Texas Instruments Inc, në anën tjetër thuhet se do të dërgojë në terg procesorin dual-core OMAP4430. Çipi ka gjasa të fuqizojë pajisjet më mobile në fillim të vitit të ardhshëm.

Celularët e mençur të fuqizuar nga procesorët dual-core të TI dhe Qualcomm thuhet se do të jenë në gjendje të përpunojë ueb faqe dhe video shumë më shpejtë, dhe do të jenë në gjendje të lëshojnë video HD në format 1080p.

Celularët e mençur janë duke përcjellë të njëjtën rrugë sikurse laptopët dhe desktopët, që veçse përdorin çipa me shumë bërthama. Kjo teknologji për herë të parë ka debutuar në çipin Power4 të serverëve të IBM më herët gjatë kësaj dekade, dhe më pas kaloi tek PC-të përmes prodhuesve si Intel dhe Advanced Micro Devices.

Sfida me të cilën po përballen prodhuesit e çipave ka të bëjë me zvogëlimin e dukshëm të pajisjeve. “Madhësia, fuqia dhe telashet termale janë më të relaksuara në një PC sesa në një celular të mençur” tha Robert Toblert, drejtor i menaxhimit të produkteve për OMAP smartphone business pranë Texas Instruments.

OMAP4430 i TI bazohet në dizajnin e ARMs Cortex-A9 dhe do të punojë me një shpejtësi perj 1 GHz. Pajisjet e bazuara në procesorin MSM8660 të Qualcomm, që punon në 1.2 GHz, pritet të paraqiten në treg në çerekun e parë të viti 2011. Qualcomm QSD8672 që është më i shpejtë dhe punon në 1.5 GHz, do të fillojë me testime në fund të këtij viti dhe do të paraqitet për pajisjet në fillim të vitit të ardhshëm.

Lajmet e fundit>