Harduer

Celulari feston 40 vjetorin e krijimit

Apr 4 2013
0 Shpërndarje
Celulari feston 40 vjetorin e krijimit

telefona mobilLëvizjet e sotme mobile lidhen vetëm me efikasitetin dhe me punimin mbi shumë detyra.

Por me pajisjen e parë mobile në vitin 1983, ju thjesht mund të lidhnit një telefonatë e të punonit paralelisht.

Celulari më 3 prill mbushi 40 vjeç që nga krijimi i tij. Krijuesi Martin Cooper, 84 vjeç, vendosi telefonin e parë mobil në rrugët e New York-ut dhe i telefonoi rivalit të tij Joel Engel.

Telefonata e atëhershme nuk mund të zgjaste shumë, gjithashtu maksimumi i baterisë ishte 20 minuta. Tani mbas dyzet vitesh që nga telefoni i parë jemi në një botë me një zhvillim gjigand në sferën mobile.

Celularët e parë kushtonin shumë dhe kishin një cilësi më të dobët. Por mbi të gjitha pesha ka ndryshuar shumë, vetëm iPhone 5 ka peshën e dy vezëve.

Inforgrafiku mëposhtëm na jep më shumë informacione se si janë transformuar nëpër vite pajisjet mobile. (PCWorld Albanian)

cellphone info

Tags >

celular
Lajmet e fundit>