Harduer

Celulari i ri Android largon prej vetes tastierën fizike

Jun 23 2009
0 Shpërndarje
Celulari i ri Android largon prej vetes tastierën fizike

Sa për fillim, myTouch 3G përshëndetet nga tastiera fizike që është gjendur tek G1, gjë që ndihmon që celulari i ri të ketë një profil më të hollë të dizajnit. Megjithatë do të vie me një tastierë virtuale që do të lëshohet automatikisht nga modusi portrait apo landscape në “shumicën e aplikacioneve”.

MyTouch gjithashtu ka dyfishuar kapacitetin e memories së brendshme në 512 MB, që tek G1 ishte vetëm 256 MB. Kjo është edhe një gjë e mirë pasi që G1 kishte një dobësi frustruese duke mos qenë i aftë të instalojë aplikacione drejtpërsëdrejti në memorien SD, pa kapërcyer njëherë përmes celularit. Dhe pasi që jemi ende tek memoria, myTouch gjithashtu do të dërgohet në treg me një kartelë memorie microSD me kapacitet prej 4GB.

T-Mobile do të jetë i pari që do ta bëjë të gatshëm për porosi modelin myTouch 3G, duke filluar prej datës 8 korrik, me një çmim prej 200 dollarë së bashku me një kontratë dy vjeçare. Dërgesat do të fillojnë të shpërndahen në fund të korrikut ndërsa pritet lansim i plotë nacional në fillim të gushtit.

 

Lajmet e fundit>