Blog

CEO i Blockchain: Na ndajnë 2 vite nga monedha e parë dixhitale shtetërore

Aug 31 2017
0 Shpërndarje
Sipas tij Britania do të ishte hapa përpara në këtë drejtim nëse nuk do të ishte për problemet që solli Brexit. CEO i Blockchain: Na ndajnë 2 vite nga monedha e parë dixhitale shtetërore Photo Source: Getty Images

Në një prej episodeve të fundit të This Week in Startups, prezantuesi Jason Calacanis pati një diskutim të afërt me CEO-n e Blockchain Peter Smith ku folën për një mori çështjesh që nga tregjet e rrjetit të zi tek ICO-të e bazuara në Ethereum.

Gjatë bisedës Smith ndau pikëpamjet e tij rreth implementimit të një monedhe dixhitale shtetërore në një të ardhme të afërt.

Blockchain është portofoli bitcoin më i përdorur në botë ku së fundi ju bashkua edhe ether.

24 muaj nga një monedhë dixhitale shtetërore

Në një pikë të bisedës, Smith tha se kishte shkëmbyer disa argumente me guvernatorin e Bankës së Anglisë në Forumin Ekonomik Botëror për mënyrën sesi qeveria e një vendi mund të hedhë në qarkullim një monedhë dixhitale shtetërore.

Kur Calacanis pyeti Smith sesa sa larg mendonte se ishim nga monedha e parë dixhitale shtetërore, Smith u përgjigj, “Jo larg. Të paktën 24 muaj, dhe mund të vijë nga një qeveri e një vendi të madh jo të vogël.”

Ai tha se ka fjalën për 10 vende politikisht dhe ekonomikisht më të fuqishme në botë. Në lidhje me Britaninë kur gjendet edhe Blockchain, Smith tha se vendi i tij do të ishte i pari ndër vendet e G7-ës që implementon një monedhë dixhitale.

Sipas tij Britania do të ishte hapa përpara në këtë drejtim nëse nuk do të ishte për problemet që solli Brexit.

Sa i përket ShBA-ve ai tha se vendi më demokratik në botë do të bëjë hapa të vegjël përpara në këtë drejtim nisur nga dominimi i dollarit.

Pse një qeveri do të donte një monedhë dixhitale shtetërore?

Kësaj pyetje Smith u përgjigj me konkurrencën mes monedhave shtetërore që ekziston edhe sot.

“Bankierët dinë shumë më tepër sesa ne dimë,” u shpreh Smith. “Dollari është një produkt, sterlina është një produkt. Nëse ekziston një zgjidhje më e shpejtë, më efikase, më e besueshme, me më pak kosto, atëherë kanë një problem për të zgjidhur,” vijoi Ai.

Calacanis më pas dha një shembull hipotetik të një Irlande e cila implementon monedhën e saj dixhitale duke pyetur Smith rreth përfitimeve që mund të sjellë.

Sipas Smith një kalim në monedhën dixhitale do të garantonte shpejtësi të lartë të lëvizjes së parasë dhe një impakt serioz në rritjen ekonomike.

“Sa më shpejtë të qarkullojë paraja dhe sa më shumë të përdoret, aq më shumë kapital do të vihet në funksion dhe më shumë rritje ekonomike do të vihet re,” tha Smith.

Ai vuri theksin tek një studim i realizuar nga Banka e Anglisë (PDF) i cili thoshte se zhvendosja e 30% të transaksioneve në para dixhitale do të rriste ekonominë edhe me 3-4%. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>