Vëzhgim

CEO i Apple dhuron 100 milionë dollarë për bamirësi

Feb 3 2012
0 Shpërndarje
CEO i Apple dhuron 100 milionë dollarë për bamirësi

Cook e bëri lajmëroimin e tij gjatë një takimi për suksesin e arritur nga ndërmarrja Apple gjatë çerekut të katërt të vitit të kaluar.

Sipas The Verge, Cook ka thënë që 50 milionë dollarë i kishte dhuruar për spitalet e Standfordit, ku 25 milionë dollarë i dha për një ndërtesë të re kryesore dhe 25 milionë dollarë për spitalin e ri për fëmijët. Pjesa tjetër prej 50 milionë dollarëve i është dhënë Product RED, që është një shoqatë bamirësie që lufton sëmundjet si AIDS-in, tuberkulozin dhe malarien.

Që kur Cook u bë CEO i ndërmarrjes Apple, Cook ka ndryshuar nga pararendësi i tij Steve Jobs në disa çështje, duke përfshirë çështjet sa i përket bamirësisë.

Jobs nuk ishte i njohur për bamirësi dhe madje kishte thënë që ai e kundërshtonte dhënien e parave. Cook, në anën tjetër, ka filluar që t’iu sigurojë punëtorëve të vet ulje të mëdha të çmimeve të ndërmarrjes Apple dhe ka themeluar një program të gjerë për bamirësi nga ndërmarrja Apple që përkon me dhurimet e bëra nga punonjësit deri në 10,000 dollarë në vit./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>