Harduer

CEO i Blackberry-t prezanton dy telefonët e rinj të kompanisë, Passport dhe Classic

Jun 21 2014
0 Shpërndarje
CEO i Blackberry-t prezanton dy telefonët e rinj të kompanisë, Passport dhe Classic

gsmarena_001Shefi ekzekutiv i Blackberry-t prezantoi telefonin më të ri të kompanisë që mban emrin “The Passport”. Ky telefon ka një trup në formën e një drejtkëndëshi dhe një ekran me madhësi 4.5 inç dhe rezolucion 1,440×1,440. Poshtë këtij ekrani me prekje ndodhet tastiera me tri rreshta, e cila është e veçantë për këto telefonë për shkak se kompanitë e tjera nuk preferojnë të përdorin më tastiera në telefonat e tyre inteligjentë.

Blackberry Passport bie në sy për shkak të gjerësisë prej 81 mm që e karakterizon. Bëhet e ditur se procesori nëpërmjet të cilit do të funksionojë ky telefon do të jetë ai Snapdragon 800. Karakteristikat e tjera të telefonit nuk janë bërë akoma të ditura nga kompania. Krahas “The Passport”, CEO i kompanisë Blackberry prezantoi edhe një telefon tjetër, i cili është i ngjashëm por me përmasa më të vogla se Passport. Telefoni që mban emrin Blackberry Classic ka një ekran me madhësi 3.5 inç dhe tastierën e famshme të Blackberry-t poshtë tij. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>