Lajmet

CEO i Facebook-ut sërish mohon dyshimet për spiunim nga NSA

Jun 12 2013
0 Shpërndarje
CEO i Facebook-ut sërish mohon dyshimet për spiunim nga NSA

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ripërsëriti gjatë të martës që rrjeti shoqëror nuk punon drejtpërdrejt me Agjencinë Kombëtare të Sigurisë së SHBA-së (NSA) ose ndonjë agjenci tjetër qeveritare për të ofruar qasje të drejtpërdrejtë tek serverët e vet.

“Ne nuk punojmë drejtpërdrejt me NSA-në ose me ndonjë program tjetër në mënyrë që proaktivisht të japim informacione të ndonjë përdoruesi tek kushdoqoftë,” tha Zuckerberg për aksionerët në takimin e parë vjetor të ndërmarrjes me ta. “Askush nuk ka kërkuar nga ne ta bëjmë një gjë të tillë, siç është raportuar… Asnjë agjenci nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në serverët tanë.”

Zuckerberg i ishte përgjigjur raporteve të fundit për pjesëmarrjen e rrjetit shoqëror në një program të qeverisë amerikane për spiunim, të quajtur PRISM. Fillimisht, Guardian dhe Washington Post raportuan që Facebook-u dhe tetë gjigantë të tjerë të internetit i ofrojnë NSA-së qasje në serverë për të grumbulluar informacione për caqet që janë nën hetime.

Secila nga ndërmarrjet e teknologjisë që janë emëruar, duke përfshirë ndërmarrjen Facebook, kanë mohuar që i kanë siguruar NSA-së “qasje të drejtpërdrejtë” në serverë dhe kanë treguar që nuk kanë qenë në dijeni për programin. New York Times më vonë raportoi që Facebook dhe ndërmarrjet e tjera ishin duke punuar me NSA-në për të lehtësuar bartje më të shpejt të të dhënave kur të paraqiten kërkesat në bazë të Dekretit për Mbikëqyrje të Huaj Inteligjente (FISA).

Të martën, Zuckerberg tha që ndërmarrja e tij nuk po bashkëpunonte aspak me qeverinë, të paktën jo më tepër dhe përtej asaj çfarë kërkohet me ligj. Ai u përpoq të zbusë shqetësimet dhe dyshimet duke iu treguar aksionerëve që Facebook shpërndan vetëm “sasinë minimale të informacionit që ne kemi nevojë për t’u pajtuar me ligjin.” (PCWorld Albanian)

zuckenber

Lajmet e fundit>