Analiza

CEO i Foxconn e sheh iPhone 5 triumfues ndaj Samsung Galaxy S III

Jun 21 2012
0 Shpërndarje
CEO i Foxconn e sheh iPhone 5 triumfues ndaj Samsung Galaxy S III

Një raport thotë se shefi ekzekutiv i Foxconn, Terry Gou, nuk turpërohet aspak kur flet për modelin e ardhshëm të iPhone, duke i lavdëruar veçoritë e tij në takimin vjetor të aksionerëve të ndërmarrjes.

Konsumatorët duhet të presin për iPhone 5, sepse ai do ta turpëroj Samsung “Galaxy S III”, raportoi Focus Taiwan duke cituar deklaratat e shefit ekzekutiv të Foxconn, që i kishte bërë gjatë kësaj jave.

Është ndoshta e sigurt të thuhet që Guo nuk morri dritën jeshile nga autoritetet e ndërmarrjes Apple për të folur për modelin e ardhshëm të pajisjes iPhone. Ai nuk tregoi hollësi rreth asaj se pse iPhone 5 do të jetë më i mirë se Galaxy S III.

Por ai foli rreth marrëdhënies së re të bërë mes prodhuesit të paraqitjes Sharp i cili do të jetë i përfshirë në furnizimin e pajisjes iPhone me komponentë.

Gjatë muajit mars, Foxconn – që grumbullon produktet e Apple – u bë aksionari më i madh i vetëm në Sharp pasiqë kishte blerë 10 përqind të aksioneve të ndërmarrjes japoneze për rreth 800 milionë dollarë.

Guo tha që Sharp me pajisjet e prodhuara në qytetin Sakai, do t’i japë Foxconn një kryesim prej tri vitesh në Samsung.

“Me fuqitë prodhuese dhe reklamuese [të Foxconn] dhe teknologjitë kyçe të Sharp, dyshja do të jetë në gjendje të mposhtë rivalin e vet kryesor,” thuhet në raportin e Focus Taiwan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>