Vëzhgim

CEO i Google: Android jo edhe aq i rëndësishëm për Google

Apr 18 2012
0 Shpërndarje
CEO i Google: Android jo edhe aq i rëndësishëm për Google

CEO i Google, Larry Page, e ka marrë qëndrimin për ditën e dytë gjatë të mërkurës gjatë një ballafaqimi ligjor me ndërmarrjen Oracle për teknologjinë e smartphone-ëve.

Oracle ka paditur Google në gushtin e vitit 2010, duke thënë që sistemi operativ Android shkel të drejtat e pronës intelektuale në gjuhën programuese Java. Google thotë që nuk i shkel patentat e Oracle dhe që Oracle nuk mund të mbrojë pjesë të caktuara të Java-s, një gjuhë softuerike me burim të hapur ose e gatshme publikisht.

Sa i përket pyetjes së bërë nga gjykatësi i Oracle, Page tha që Android ishte mjaft i rëndësishëm por nuk pranoi ta quante atë si vendimtar për ndërmarrjen. Ai pastaj tha që ai nuk do të befasohej nëse bordi i ndërmarrjes Google do të thoshte që Android është vendimtar për ndërmarrjen./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>