Lajmet

CEO i ICANN inkurajon angazhimin global për internetin e hapur

Mar 21 2013
0 Shpërndarje
CEO i ICANN inkurajon angazhimin global për internetin e hapur

internetAvokatët amerikanë të lirisë globale të internetit e shohin të nevojshme të bashkpunojnë me shtetet e tjera për të nxitur pjesëmarrjen e tyre në organizata të qeverisjes së hapur si ICANN (Internet Corporation for Assigned Names and Numbers).

“Mbështetësit e internetit të hapur po përballen momentalisht me një periudhë të rrezikshme duke marrë parasysh ato vende që janë pro censurimit dhe kontrollit të internetit dhe me programet e tyre përpiqen të ndikojnë në Unionin Ndërkomëtar të Telekomunikimit (ITU) apo forumet e tjera.” tha Fadi Chehad, drejtuesi i ICANN.

Gjtaë Konferencës Botërore për Telekomunikacion Ndërkombëtar (WCIT) anëtarët e ITU ishin afër kalimit të rezolutave që do i mundësonin ICANN-it detyrat e ITU duke i dhënë kombeve pro censurimit një mundësi më të madhe në kordinimin e Domain Name System (DNS).

Përfaqësuesit e shumë vendeve në WCIT nuk mundën të vendosnin përfundimisht nëse duhet të votonin për SHBA, Europën Perëndimore dhe aleatët e tjerë apo për Kinën, Rusinë dhe vendet e tjera që mbështesin politikat e censurimit.

Fadi ChehadSipas Chehad në shumë raste zyrtarët e politikave të internetit të vendeve në zhvillim nuk kanë ndërvepruar mjaftueshëm me homologët e tyre në SHBA dhe vendet Europiane.

Muajin e kaluar drejtuesi i ICANN kishte vizituar 11 vende dhe në disa prej tyre zyrtarët e kompanive të telekomunikacionit kishin pohuar se nuk kishin ndërvepruar ndonjëherë më parë me këtë institucion.

ICANN zbulon domenët e nivelit të lartë

Chehad është shprehur se problemet globale të qeverisjes mund të ndikojnë në rritjen e vazhdueshme të internetit ose do t’i japin fund suksesit të tij prandaj në këtë moment është shumë e rëndësishme që aktivistët të përfshihen në një nivel global. Ai beson se interneti është ndoshta një prej gjerave të fundit që na bashkon të gjithëve. (PCWorld Albanian)

Tags >

internet
Lajmet e fundit>