Harduer

CEO i Intel-it premton tabletë më të lirë se 100 $ këtë fundvit

Sep 11 2013
0 Shpërndarje
CEO i Intel-it premton tabletë më të lirë se 100 $ këtë fundvit

largeCEO i Intel-it, Bryan Krzanich, mendon që tabletët e lirë janë në rrugë e sipër dhe ata do të jenë edhe më të lirë se sa që është treguar më parë.

Gjatë të martës në Forumin e Zhvilluesve të Intel-it 2013 (IDF) në San Francisko, ai iu tregoi të pranishmëve që tabletët e Intel-it do të jenë në dispozicion “me pika të çmimeve nën 100 dollarë” këtë fundvit.

Krzanich më parë tha që çmimet e laptopëve me ekran të ndjeshëm në prekje mund të ishin nën 200 dollarë dhe tabletët mund të ishin më të lirë se 150 dollarë kur të dalin në shitje këtë fundvit, por çmimi nën 100 dollarë është një mundësi vërtet shumë e mirë për të interesuarit që të marrin një lexues elektronik.

Kraznich nuk tha se sa janë të fuqishëm këta tabletë ose çfarë cilësie kanë, por mbase mund të ndihmojë në pozicionim më të mirë të Intel-it në treg. Ai po ashtu nuk e ceku nëse ai do të përdor Windows ose Android.

Intel mund të mbështes të dy sistemet operative me silicin e vet të fundit Atom. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>