Lajmet

CEO i kompanisë Huawei: Nuk jemi të surprizuar që NSA na ka spiunuar

May 5 2014
0 Shpërndarje
CEO i kompanisë Huawei: Nuk jemi të surprizuar që NSA na ka spiunuar

Huawei-CEO-Not-surprised-US-spying-on-companyThemeluesi dhe CEO i Huawei, Ren Yhengfei tha se ai nuk ishte i surprizuar kur mësoi se NSA ka spiunuar vazhdimisht kompaninë e tij. Ai më tej shtoi se të tilla masa nuk do e dëmtojë reputacionin e Huawei në mes të kompanive të tjera, ose edhe marrëdhënien e saj më përdoruesit dhe konsumatorët.

Sipas një raporti të bërë publik në muajin mars, dokumente që zotëroheshin nga Edward Snowden treguan që NSA ka pasur në veprim një operacion të quajtur “Shotgiant” dhe shënjestra ishte Huawei.

Shotgiant ishte përpjekja e NSA-së për të marrë e-mail-et, sekretet e tregtimit, si dhe kodin burimor të produkteve Huawei. Huawei është prodhuesi i tretë në botë i smartfonëve dhe prodhuesi i dytë më i madh në botë i pajisjeve të rrjeteve, pajisje këto që përdoren nga kompani të telekomunikacionit anë e mbanë botës.

“Sjellja vëzhgimore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është brenda pritshmërive tona dhe tashmë kjo gjë u provua,” tha Ren Yhengfei. “Biznesi që ne po bëjmë me konsumatorët tanë ka për qëllim të ndërtojë një mirëkuptim të përbashkët mes konsumatorëve dhe vetë kompanisë sonë, dhe kemi arritur këtë gjë përgjatë këtyre dy ose tre dekadave të fundit. Kështu që, këto gjëra që po ndodhin besoj se nuk do të kenë asnjë impakt në të bërit biznes me ne”.

Huawei është bllokuar nga ligjvënësit Amerikanë për të shtrirë bizneset e saj në Shtete e Bashkuara, me pretekstin se kompania përbënte një kërcënim për sigurinë dhe infrastrukturat e rrjeteve duke thënë se pas kësaj kompanie qëndron fuqishëm Qeveria Kineze.

CEO i Huawei u tërhoq nga Partia Populli i Lirë në Kinë që nga 1980, për të themeluar më pas kompaninë Huawei. Tashmë kompania qëndron fuqimisht me CEO-n e saj që thotë se pati të ardhura me vlerë 40 miliard dollarë vitin e kaluar dhe pret që këto të dhënat të dyfishohen brenda vitit 2018. (PCWorld Albanian)

Tags >

HuaweiNSA
Lajmet e fundit>