Biznes

CEO i Microsoft, Satya Nadella fitoi 84 milionë dollarë në 2014-ën

Oct 22 2014
0 Shpërndarje
CEO i Microsoft, Satya Nadella fitoi 84 milionë dollarë në 2014-ën

Satya-NadellaShefi ekzekutiv i Microsoft, Satya Nadella fitoi gjatë vitit 2014, 84.3 milionë dollarë sipas një raporti të SEC. Kjo shifër e cila është mbledhur gjatë vitit fiskal 2013-2014, përfshin rrogën bazë prej 919.000 mijë, bonusin 3.6 milionë dhe vlerën e stokut 79.8 milion dollarë.

Nadella sot është 47 vjeç dhe në muajin shkurt zëvendësoi Steve Ballmer që ishte ne krye të gjigantit të softuerit amerikan. Që nga tetori, ai ka qenë në qendër të vëmendjes edhe për shkak të komenteve dhe konferencave të tij të mbajtura në Arizona.

Shpeshherë ai e ka lënë publikun gojëhapur me deklaratat e tij gjatë intervistave të ndryshme. Një nga gafat e tij është thënia që një femër duhet ti besoj ‘karmës’ për rritje të rrogës. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>