Harduer

CEO i Nvidia-s: Ne synojmë të vazhdojmë të investojmë në Shield

Nov 11 2013
0 Shpërndarje
CEO i Nvidia-s: Ne synojmë të vazhdojmë të investojmë në Shield

Nvidia_ShieldKur është pyetur nëse Nvidia duhet të punojë në një pasim të pajisjes për lojë Android, Shield të Nvidia-s, CEO Jen-Hsun Huang do të thoshte vetëm që ai synon të vazhdojë të investojë në Shield.

“Ne zhvilluam (Shield-in) si një platformë për të furnizuar dhe rritur tregun për lojëra të Androidit,” tha Huang për CNET gjatë të enjtes. “Për të sjell lojëra të shkëlqyeshme në Android duhet të kalojnë shumë vite. Është një përpjekje afat-gjatë për ne.”

Siç e sheh Nvidia, lojëra që duket më të ndërlikuara në Android do të udhëheqin nevojën për procesorë më të fuqishëm, që është vendi ku çipi i ndërmarrjes, Tegra 4, vjen në përdorim.

Huang mohoi të komentojë se sa është shitur Shield, duke thënë vetëm që ndërmarrja ka “pritje modeste pas një investimi modest”.

Biznesi për Tegra i ndërmarrjes, ku një rritje madhore pritet të bëhet, ka rënë për më tepër se 54 për qind në 243.9 milionë dollarë në çerekun e tretë teksa ndërmarrja tërhoqi prapa shitjet e çipit të vet Tegra 4. Por Huang beson që biznesi është në ngritje, duke treguar një rritje prej 11 për qind gjatë çerekut të dytë. Ai projektoi një periudhë tjetër të ngritjes në çerekun e katërt.

Nvidia më herët gjatë të enjtes raportoi një përfitim gjatë çerekut të tretë prej 118.7 milionë dollarë, ose 20 centë për aksion, që paraqet një rënie prej 37 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Përfitimet e kësaj ndërmarrjeje pësuan rënie për 12.5 për qind në vetëm 1 miliard dollarë. Sidoqoftë, rezultatet e saj, arritën të tejkalojnë pritjet e Wall Street.

Derisa Huang tregoi për bazën e gjerë të konsumatorëve të mundshëm për Tegra, ai pranoi që Nvidia do të ketë një prani më të vogël në telefonat e profilit të lartë në SHBA. Ai tha që shumica e mundësisë vjen nga telefonat jashtë SHBA-së dhe tha që Tegra 4 është duke fuqizuar telefonat në Kinë. (PCWorld Albanian)

Tags >

Nvidia
Lajmet e fundit>