Lajmet

CEO i Panasonic : Synojmë të rrisim praninë në Evropë me një marrëveshje me M&A

Nov 10 2014
0 Shpërndarje
CEO i Panasonic : Synojmë të rrisim praninë në Evropë me një marrëveshje me M&A

Panasonic Corp's President Tsuga poses in front of company logos after an interview with Reuters in TokyoKonglomerati japonez i elektronikës Panasonic është duke e shqyrtuar një marrëveshje me M&A si një mënyrë për ta përkrahur pozitën e vet në tregun evropian, ka thënë shefi i vet ekzekutiv gjatë të hënës.

“Neve na duhet një bashkëpunëtor i cili e kupton tregun evropian në segmentin e të mirave të qëndrueshme për klientë,” tha për Reuters në një intervistë CEO Kazuhiro Tsuga, i cili është cilësuar si personi që udhëhoqi kthesën e kompanisë në vitet e fundit.

I pyetur nëse kjo mund të ishte një blerje e mundshme,” ai tha: “Unë nuk do ta quaja ashtu. Ajo është momentalisht nën shqyrtim.” Pas kthimit në një pozitë pozitive të netos tremujorin e kaluar për herën e parë në pesë vite, kompania tani është duke synuar 10 trilionë jenë (90 miliardë dollarë) në të hyra në vitin 2018/2019, në krahasim me 7.75 trilionë jenë për këtë vit.

Është thënë që nuk do të jetë e mundshme të arrihet ai cak i shitjeve vetëm përmes rritjes organike të shitjes dhe kjo do të mund të përfshinte edhe blerjet, por Tsuga përjashtoi blerjet e mëdha. “Ne nuk kemi qëllim ta blejmë një kompani të madhe në vlerë prej një trilion jenë për shembull,” tha ai. Kompanitë në vlerë prej miliarda jenësh, tha ai, do të ishin caqe të arsyeshme për blerje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>