Lajmet

CEO i ri i Microsoft-it dëshiron të mësojë nga Google

Jul 16 2014
0 Shpërndarje
CEO i ri i Microsoft-it dëshiron të mësojë nga Google

14471421869_17cea2a8b8_kShpresa e re energjetike e kompanisë Microsoft, Satya Nadella është ende në fazën e tij fillestare, duke vlerësuar nga perceptimi i ngrohtë që ai mori në konferencën e teknologjisë Fortune Brainstorm të mbajtur gjatë të hënës.

Por biseda e tij me Walter Isaacson në Institutin Aspen ishte rreth ideve të mëdha dhe e shkurtër për hollësitë në lidhje me orientimin e tij të ri të shumë-përfolur për Microsoft-in.

Disa ditë më parë, Nadella dërgoi një letër prej 3,200 fjalësh tek punonjësit e tij, në të cilën e përdori fjalën “produktivitet” më tepër se 20 herë. I pyetur nga Isaacson që ta definojë produktivitetin, të cilit i interesoi se çfarë nënkuptonte që Microsoft duhet të përqendrohej në botën e biznesit, Nadella tregoi një ngjarje rreth mësimit për të gatuar përgjatë recetave online. “Ai është produktivitet,” tha ai.

Kujdes ishte fjala e re që kishte lënë përshtypje. Kur u pyet nëse Microsoft do t’i bashkohet kategorisë së pajisjeve që mund të vishen, Nadella e dha një përgjigje të shkurtër prej tri fjalëve: Ne kemi ambicie. Kjo nënkupton që Nadella ka dëshirë të bëjë deklarata me aforizma. Njëra nga më interesantet erdhi kur CEO tha nëse kompania e tij do të mund të mësonte ndonjë gjë nga Google. Përgjigja e tij ishte: ka gjithmonë shumë gjëra për të mësuar nga njerëz që re reklamojnë mirë veten. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>