Analiza

CEO i Twitter-it planifikon vizitë në Kinë, pritet të takohet me zyrtarët qeveritarë

Mar 17 2014
0 Shpërndarje
CEO i Twitter-it planifikon vizitë në Kinë, pritet të takohet me zyrtarët qeveritarë

costoloDick Costolo, shefi ekzekutiv i Twitter-it do ta bëjë vizitën e tij të parë drejt Kinës, duke udhëtuar në Shangai për të biseduar me zyrtarët qeveritarë dhe akademikët. Rrjeti social ka mohuar idenë që do ta hapë ndonjë zyre së shpejti në Kinë, sepse do ta bllokonte kompaninë nën ligjin kinez.

Një zëdhënës i rrjetit Twitter tha: “Dick planifikon të vizitojë Kinën sepse ai dëshiron të mësojë më tepër rreth kulturës kineze dhe sektorit të lulëzuar të teknologjisë së shtetit.” Sipas Reuters, Costolo do të takojë zyrtarët e Shangait duke përfshirë përfaqësuesin e zonës së lirë tregtare të Shangait, të hapur në vitin 2013 për të testuar më tepër liberalizimin e tregut në Kinë. Zyrtarët më parë kanë mohuar raportet që kufizimi i internetit dhe qasja në rrjetin social do të humbasin brenda zonës tregtare.

Në këtë moment, Twitter është bllokuar në Kinë, gjë kjo e bërë nga censurat që nga viti 2009, ndonëse ekziston një bazë e vogël përdoruesish që përdorin VPN dhe metoda të tjera për t’iu qasur rrjetit – cicërimat në kinezisht janë vlerësuar se kanë vetëm 0.05 për qind të të gjitha cicërimave.

Do të mund të ishte ky një reagim ndaj garës: në të njëjtën javë, rrjeti social më i madh kinez si Twitter, Sina Weibo (me 129.1 milionë përdorues aktivë mujorë), lajmëroi planet për të shitur aksionet në tregun amerikan. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>