Harduer

CEO i OnePlus konfirmon disa karakteristika kyçe të OnePlus 6

Apr 4 2018
0 Shpërndarje
Po rritja e kapacitetit të memories do të thotë se kompania është e gatshme tu kërkojë më shumë para përdoruesve. CEO i OnePlus konfirmon disa karakteristika kyçe të OnePlus 6

Në një forum të quajtur “Our Pursuit of Burdenless Speed,” CEO i OnePlus Pete Lau konfirmoi disa prej specifikave kryesore të flagshipit të ardhshëm të kompanisë.

OnePlus 6 do të ketë procesor Snapdragon 845, deri në 8GB RAM dhe 256GB memorie të brendshme.

Këto specifika hardueri janë spekuluar prej kohësh, dhe nuk përbëjnë surprizë për asnjë moment.

Po rritja e kapacitetit të memories do të thotë se kompania është e gatshme tu kërkojë më shumë para përdoruesve.

OnePlus 6 mund të jetë ende muaj larg, por mund të prisni më shumë informacione të bëhen publike përpara debutimit. Po Lau ka konfirmuar se OnePlus 6 do të ketë një ekran të ngjashëm me një fushë të zezë në krye ashtu si iPhone X. /PCWorld Albanian

Tags >

OnePlus
Lajmet e fundit>