Biznes

CEO i Oracle, rreth ngjarjeve në HP

Aug 10 2010
0 Shpërndarje
CEO i Oracle, rreth ngjarjeve në HP

Ellison, një mik i Hurd, ka dërguar një e-mail tek New York Times duke sugjeruar se bordi i HP-së nuk ka vepruar në interesin më të mirë të aksionarëve dhe punëtorëve të saj.

“Bordi i HP-së sapo ka bërë vendimin më të keq të mundshëm për personelin e saj, që është i ngjashëm me atë që kanë bërë ata idiotët në bordin e Apple, kur patën përjashtuar Steve Jobs par shumë vitesh. Ai vendim pothuajse shkatërroi Apple dhe po të mos ishte kthyer Steve, shpëtimi nuk do të gjendej askund” argumentoi ai.

Ellison deklaroi se bordi i HP-së ishte ndarë gjashtë me katër në diskutime rreth përcaktimit të asaj nëse kompania duhet të publikojë pretendimet për shqetësim seksual. Hurd thuhet se nuk është pajtuar me vendimin e bordit.

Akuzuesja, Jodie Fisher, raportohet se ka rregulluar konfliktin me Hurd, megjithëse vlera në dollarë mbetet e panjohur. Raporte të ndara sugjerojnë se Hurd ka pranuar prej 40 deri në 50 milion dollarë nga HP, në kthim si garancion që ai të mos ndjek ndonjë veprim ligjor kundër ish punëdhënësit të tij./pcworld.al

Lajmet e fundit>