Lajmet

Çertifikatat Symantec SSL, kriptografi 10 mijë herë më të vështirë për t’u thyer se RSA-bit Key

Mar 1 2013
0 Shpërndarje
Çertifikatat Symantec SSL, kriptografi 10 mijë herë më të vështirë për t’u thyer se RSA-bit Key

Para disa ditësh Symantec filloi ofrimin e multi-algoritmit për çertifikatat SSL për ueb serverat. Kjo metodë shkon përtej kriptografisë tradicionale dhe përfshin atë që njihet me termin Elliptic Curve Cryptography (ECC) Digital Signature Algorithm (DSA).

Sipas firmës, do të jetë 10 mijë herë më e vështirë për t’u thyer krahasuar me RSA-bit Key.

Çertifikatat përdoren për të vërtetuar identitetin e faqes për vizitorët. Ky proces realizohet përmes një çeku validimi që përfshin shfletusin e përdoruesit dhe çertifikatën e faqes. Në këtë pikë, Symantec thekson se autentikimi do të realizohet më shpejt duke përdorur këtë algoritëm ECC. ECC përfaqëson një metodë të ndryshme matematikore për kriptografinë. Origjina e tij vjen nga vitet 1980 dhe konsiston në përpunimin më të shpejtë në gjatësi më të ulta bitesh.

Thyerja e algoritmeve të kriptografisë mund të realizohet në raste të veçanta edhe përmes forcës brutale, thekson Bob Hoblit, drejtor i menaxhimit të produkteve në Symantec. Gjithsesi, algoritmet e kriptografisë me gjatësi më të madhe shihen si më të ngadalta në përdorim dhe me llogaritje më intensive.

Symantec argumenton se avantazhi i përdorimit të teknologjisë ECC qëndron në faktin se kjo e fundit është më e vështirë për t’u thyer krahasuar me RSA-bit Key.

Nga ana tjetër, firma shprehet se testimi i ECC tregon se ka një performancë më të lartë server-to-desktop, po ashtu edhe në kohën e kthimit të përgjigjjes, krahasuar me RSA-bit Key.

Ndërsa kjo e fundit mund të mbajë deri në 450 kërkesa për sekondë me një kohë mesatare përgjigjje 150 milisekonda në desktop, një çertifikatë ECC harxhon vetëm 75 milisekonda në të njëjtat kushte. Symantec beson se është autoriteti i parë që ofron realisht çertifikata ECC SSL. (PCWorld Albanian)

symantec

Lajmet e fundit>