Harduer

CES 2011: Ford debuton automjet tërësisht elektrik

Jan 7 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Ford debuton automjet tërësisht elektrik

Paraqitja ka qenë veçanërisht e rëndësishme për shkak se për herë të parë kompania ka paraqitur një automjet jashtë ndonjë panairi të madh të automjeteve. Sa i përket detajeve të automjetit nuk u thanë shumë fjalë por ajo që u tha është se automjeti do të jetë konkurrues me automjete tjera elektrike dhe do të mundësojë një shpejtësi deri në 135 km/h.

Zyrtarë të Ford thanë se modeli Focus do të mbushet për rreth tre deri në katër orë, që është përgjysmë më shpejtë sesa konkurrenca . “Kostoja e baterive për të gjitha automjetet elektrike dhe madhësia e stacioneve për mbushje do të jenë relativisht të kufizuara në periudhë afatshkurtë derisa ne të vendosim infrastrukturë dhe të jemi në gjendje të sjellim bateri më të lira dhe që kushtojnë më lirë” tha CEO i Ford, Alan Mulally.

Ford ka arritur edhe partneritet me Best Buy dhe Leviton për të vendosur sisteme shtëpiake për mbushje të makinës të cilat kushtojnë rreth 1,500 dollar. Automjeti ka një sistem bateri me litium-hekur të prodhuar nga Ford dhe LG Chem,dhe sistemi përdor një lëngë të ngrohur dhe të ftohur për të maksimalizuar jetëgjatësinë e baterisë.  Për shembull në ditë të ftohta një lëngë i ngrohët të të ngrohë bateritë dhe do t’i sjellë në një temperaturë që mund të pranojë në mënyrë efikase një mbushje dhe të sjellë fuqi të mjaftueshme për performancë të pritur të automjetit. 

Çmimi nuk është bërë i ditur, por dihet se Ford Foucs Electric do të ofrohet në treg në fund të vitit 2011. Për të kuptuar më shumë shikoni një video të përgatitur nga Nick Barber dhe ekipi i tij nga World Tech Update, të cilët po përcjellin për së afërmi atë se çka po ndodh në CES 2011. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>