Harduer

CES 2011: Lenovo përgatit ThinkPad të rinj

Jan 3 2011
0 Shpërndarje
CES 2011: Lenovo përgatit ThinkPad të rinj

Laptopët e rinj Edge E420s dhe E220s do të jenë të pajisur me “Enhanced Experience EE 2.0” që do t’ju mundësojë atyre të startojnë për 30 për qind më shpejt. Këta të dy do të ofrohen për njerëz që punojnë për kompani me dhjetë deri në 499 punëtorë, që është në fakt edhe një audiencë të cilën Lenovo e ka synuar përmes linjës Edge një vit më parë në CES 2010.

Veçori tjera të 14.1 inçëshit E420s dhe 12.5 inçështi E220s përfshijnë HDMI për lidhje me TV, ekrane “Infinity”, Dolby Home Theater Audio dhe veçori për video-konferenca siç janë ueb kamerat HD me 1080p, karakteristika të avancuara për balancim të ngjyrës së bardhë dhe tastierë me zhurmë të reduktuar që nuk hetohet gjatë shtypjes së tasteve.

Laptopët e rinj të Lenovo do të ofrohen gjithashtu edhe me disa veçori të avancuara të sigurisë siç janë HDD-të me vet-enkriptim, karakteristika për BIOS port, lexues të shenjave të gishtit për ndezje të PC-së, DVD lexues, etj. Pastaj do të ketë mundësi për zgjedhje të procesorëve Core i3, i5 ose i7 si dhe HDD me kapacitet prej 320Gb ose SSD me kapacitet prej 128GB, 4GB RAM ose 8GB RAM, etj.

Lenovo po planifikon që të fus këta laptop në treg me një çmim prej 400 deri në 800 dollarë, varësisht prej nivelit të konsumatorëve.

Gjithashtu në CES 2011, Lenovo do të paraqes edhe modele të reja E420 dhe E520 si dhe përditësime për modelin ultraportabil x120, për të cilin thuhet se do të ketë një port HDMI dhe teknologji AMD Fusion për grafikë më të mirë dhe bateri më të fuqishme.

Lajmet e fundit>